Rreth nesh

HTM Shpk që nga viti 2009 i jep energji projekteve tuaja.


Kjo shoqëri është formuar për të përmbushur kërkesat e tregut në lidhje me projektimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e impianteve elektrike

E themeluar ne vitin 2009 -Sot HTM shpk vepron në sektorët elektrikë dhe mekanike, duke ofruar shërbime dhe ekspertizë të specializuar që mbulojnë të gjithë ciklin industrial, nga dizenjimi i zgjidhjeve dhe ndërhyrjeve deri te zbatimi, testimi dhe asistenca. Cv jonë është një histori e sukseseve të mëdha dhe të vogla, të pasionit të vërtetë, të përkushtimit dhe seriozitetit, të klientëve të jashtëzakonshëm që na kanë zgjedhur për t’i mbështetur në realizimin e projekteve ambicioze, duke na lejuar të rritemi dhe të konsolidojmë njohuritë dhe përvojën.

HTM Shpk një shoqëri që operon në tregun e industrisë energjitike që nga viti 2009. HTM Shpk është regjistruar në Regjistrin e personave Juridik me nr.serial SN-061161-08-09 dhe NUIS K97006004D në qytetin e Shkodrës.

Në vitin 2015 ne kemi vendosur për të ndarë aktivitetin nga biznesi në mënyrë rigoroze institucionale për të zhvilluar më tej aktivitetet e çertifikimit bazuar në ligjin Nr.8734, datë 1.2.2001 PËR GARANTIMIN E SIGURISË SË PERDORUESVE TË PAJISJEVE DHE TË INSTALIMEVE ELEKTRIKE. HTM shpk në Tetor 2015 është akredituar si trupë për certifikim personeli sipas standaritit EN ISO/ IEC 17024:2012 nga Drejtoria e Pergjithsshme te Akreditimit te Shqipërisë. Personeli ynë përbëhet kryesisht nga inxhinierë Elektrik me një provojë të gjatë në këtë sektor si dhe persona të tjerë përgjegjës për mbarvajtjen e mirë të punës.

"Misioni" ynë është që të rrisim dhe të garantojmë sigurinë dhe profesionalizmin për individët të cilët operojnë në sektorin energjitik.

Çfarë ofrojmë?

HTM Shpk një shoqëri që operon në tregun e industrisë energjitike që nga viti 2009 ofron për klientët e saj shërbimet e mëposhtëme:

Jeni të Interesuar?

Na kontaktoni